Masa kundër zjarreve në zonat e mbrojtura / ADZM: Apel për ndërgjegjësim ndaj vizitorëve dhe komunitetit lokal

dardha zjarret

Rritja e fluksit të vizitorëve dhe temperaturat e larta kanë diktuar marrjen e masave të shtuara për parandalimin dhe menaxhimin efikas të rasteve të mundshme të zjarreve në zonat e mbrojtura të qarkut Shkodër.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura thekson se ndër masat më efektive në këtë drejtim është bashkëpunimi i ngushtë, jo vetëm me repartet e zjarrfikësve, por edhe me strukturat vendore të të gjitha bashkive të qarkut

Megjithatë, faktori kryesor për shmangien e zjarreve, sidomos atyre të shkaktuara nga pakujdesia njerëzore, mbetet ndërgjegjësimi i komunitetit dhe i vizitorëve.

Aktualisht, në këtë fillim sezoni turistik, në zonat e mbrojtura të qarkut Shkodër nuk janë regjistruar raste zjarresh