“Marubi” drejt UNESCO-s, në këtë vit parashikohen ekspozita, programe edukimi dhe një konferencë shkencore

Programet e edukimit dhe ekspozitat ndikuan pozitivisht në arritjen e numrit rekord të vizitorëve prej 22 500, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” përgjatë vitit 2024. Politikat e këtij institucioni do të vijojnë orientimin drejt bashkëpunimeve ndërkombëtare. Organizimi i një konference shkencore është një nga objektivat e gjysmës së parë të këtij viti.
Për vitin 2025 parashikohet çelja e 4 ekspozitave dhe vijimi i programeve të lidhura me Javën e Ditëve të Fotografisë Antike si dhe Javën Europiane të Trashëgimisë.
Muajt e ardhshëm janë vendimtarë për procesin e përfshirjes në UNESCO.
Muzeu i Fotografisë “Marubi” mbetet një destinacion i rëndësishëm për vizitorët e interesuar në histori, kulturë dhe art, duke ofruar për ta një dritare unike përsa i përket zhvillimit të fotografisë dhe ruajtjes së trashëgimisë vizuale të vendit tonë.