Martini: Njëri më i mirë se tjetri! / Trajneri i Vllaznisë i kënaqur me mbajtjen e portës së paprekur

martini edi njeri

Edi Martini është i kënaqur me fitoren e arritur në Durrës me Teutën.

 Trajneri i Vllaznisë vlerëson paraqitjen e ekipit, duke u shprehur se njëri është më i mirë se tjetri, ndërsa flet edhe për konsolidimin e repartit të mbrojtjes.

Për Kevin Dodaj, i cili debutoi në rikthimin e tij me Vllazninë, Martini shprehet se ai dha maksimumin, sidomos në fazën mbrojtëse, teksa foli edhe për të kaluarën e tij në Durrës si trajner.

Ndeshja e radhës është me Vorën, si zakonisht Martini kujton se ndeshjet duhen marrë një nga një, teksa shkon se është akoma herët të bëhen llogaritë e sezonit.