Marrëveshje për fundin e luftës në Gaza, Trump dhe Netanyahu synojnë paqe dhe ndryshime strategjike në rajon

Trump dhe Netanyahu

Pas sulmit amerikan ndaj Iranit, presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu raportohet se kanë dakord për përfundimin e shpejtë të luftës në Gaza.

Sipas mediave izraelite, ata planifikojnë që lufta të përfundojë brenda dy javësh. Katër shtete arabe, përfshirë Emiratet dhe Egjiptin, do të marrin në dorë administrimin e Gazës pas luftës.

Hamas do të dëbohet nga Gaza dhe pengjet do të lirohen. Megjithatë, aleatët arabë kanë pohuar vazhdimisht se nuk do të marrin pjesë në rehabilitimin e Gazës pas luftës në mungesë të pëlqimit izraelit që Autoriteti Palestinez të fitojë një pikëmbështetje në Gaza si pjesë e një rruge drejt një zgjidhjeje të ardhshme me dy shtete, por Netanyahu ka hedhur poshtë kategorikisht çdo rol të Autoritetit Palestinez në Rrip.

Për më tepër, udhëheqësit e Hamasit gjithashtu kanë hedhur poshtë prej kohësh kërkesat për të shkuar në mërgim. Ndërkohë, siç theksohet më tej, banorët e Gazës që dëshirojnë të emigrojnë do të “pranohen” nga disa vende të paemërtuara, thotë raporti.

Arabia Saudite dhe Siria do të vendosin lidhje diplomatike me Izraelin, dhe vendet e tjera arabe dhe myslimane do të ndjekin shembullin. Izraeli, nga ana e tij, do të shprehë mbështetjen e tij për një zgjidhje të ardhshme me dy shtete, të kushtëzuar nga reformat e bëra nga Autoriteti Palestinez.

Udhëheqësit thuhet në raoprtime se kanë rënë dakord që Uashingtoni do të njohë sovranitetin izraelit edhe në disa pjesë të Bregut Perëndimor. 

Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 103 trupa u sollën në spitale në 24 orët e fundit, me 219 persona të plagosur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të plagosurve nga sulmet izraelite në të paktën 132.458.

Liderët e BE shprehën këtë të enjte keqardhje për situatën e tmerrshme humantiare dhe vrasjen e civilëve ne Gaza dhe kërkuan nga Izraeli që të heqë dorë plotësisht nga bllokada.