Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali, Zignani: E vonuar, në pranverë merr dritën jeshile

Marrëveshja e pensioneve

Presidenti i ITAL-UIL, Giuliano Zignani dhe Sekretari i Përgjithshëm, Carmelo Barbagallo, ndodhen në një vizitë në Shqipëri kudo të zhvillojnë një sërë takimesh, përfshirë ambasadorin e ri italian në Shqipëri, kryebashkiakun e Vlorës, kryebashkiaken e Durrësit, si dhe përfaqësinë e italo-shqiptarëve.

Të ftuar në studion e RTSH 24, Zignani e Barbagallo bënë me dije se qëllimi i kësaj vizite në Shqipëri lidhet me prezantimin e shërbimeve për shqiptarët që kthehen në vend pas viteve të punës në emigracion dhe atyre që vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në Itali, por dhe qytetarëve italianë që punojnë në Shqipëri.

Ata theksuan se hapja e zyrës së përfaqësimit në Tiranë, UIM Albania, shërben si një ndërlidhje mes marrëdhënieve italo-shqiptare.

“Kemi filluar që sot në mëngjes me një takim me universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, kemi takuar Konfindustrinë italiane në Shqipëri, më pas do takojnë ambasadorin e ri italian në Shqipëri e do vijojmë në Vlorë se ka prezencë të madh italo-shqiptarësh.

Kemi takime edhe me kryetarë bashkish, Vlorë e Durrës dhe me përfaqësinë e italianëve e italo-shqiptarëve.

Ndërlidhja mes këtyre marrëdhënieve, është qëllimi ynë”, tha Zignani.

Nga ana e tij, Sekretar i Përgjithshëm i sindikatës Uil për pensionistët,  Carmelo Barbagallo bëri me dije se përmes ata mundësojnë të gjitha shërbimet për personat që janë në prag pensioni.

“Kemi një platformë të mirëfilltë për ti dhënë përgjigje pensionistëve e atyre që do jenë pensionistë. Kemi shumë mijëra pensionistë ende aktivë që kanë potencial për të punuar e duhet të kontribuojmë për mbarëvajtjen e punëve të shtetit italian e jo vetëm.

Ndaj ne jemi në dispozicion të tyre me këtë platformë që e kemi biseduar me qeverinë italiane. I bëjmë gjithë shërbimet që kanë nevojë për ti përgatitur për periudhën e pensionit.

Pensionistët janë kontribut i rëndësishëm dhe qytetarët aktivë, punëtorët në fusha të ndryshme, janë resurs shumë i rëndësishëm dhe ne mbrojmë  të drejtat e tyre në të gjitha fushat e aktivitetit dhe të vlerësojmë rolin e tyre duke i shoqëruar edhe në moshën e pensionit e duam ta bëjmë këtë edhe në Shqipëri”, tha ai.

Ndalur më tej te marrëveshja e pensionit mes dy vendeve Itali-Shqipëri, Zignani u shpreh se është evonuar,por shpreson që të marrë dritën jeshile gjatë pranverës. Ai u shpreh se shkak për vonesën janë bërë burokracitë në Itali.

Pensionistët kanë probleme të jenë në lartësinë e politikave të shtetit. Uroj që kjo marrëveshje të përfundojë sa më shpejt se jemi shumë kohë që jemi në pritje ndërkohë parlamenti italian ende s’ka përfunduar ratifikimin.

Koha e punimeve në Itali është më e gjatë se në Shqipëri dhe burokracia e gjatë e jona ndikon në proces. Shpresoj që në pranverë kjo marrëveshje të marrë dritën jeshile.

 Sa i përket asaj që njohim ne si sindikatë është e vonuar kjo marrëveshje. Kemi shumë punonjës shqiptarë që kanë derdhur kontributet në Itali dhe pas shumë vitesh duhet të kenë të drejtën të kthehen në vendin e tyre duke pasur të drejtën e pensionit. Tashmë jemi në momentin përfundimtar të mbylljes së marrëveshjes”, tha ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.