Lajme

Marrëdhëniet greko-turke, ministrat e jashtëm takohen sot në Bruksel

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, do të zhvilloi sot në Bruksel një takim me homologun e tij turk Hakan Fidan, në margjinat e takimit jozyrtar të homologëve të tij të Bashkimit Evropian.

Ndër çështjet që do të diskutohen është edhe çështja e Qipros, ndërsa vlerësohet se në agjendën dypalëshe do të ngrihet edhe çështja e Casso (Kastelorizo, më i largëti nga të gjithë ishujt grekë, ndodhet 125 km në lindje të Rodosit, por vetëm 2 km larg Kashit, në Bregun Lycian të Turqisë).

Mediat greke raportojnë se temë e këtij takimi dypalësh do të jenë ndër të tjera marrëdhëniet euro-turke, çështja e Qipros dhe marrëdhëniet greko-turke, në funksion të takimit  në shtator, në Asamblenë e OKB-së, ndërmjet kryeministrit Mitsotakis dhe Recep Tayyip Erdogan.

Në njoftimin zyrtar të djeshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme theksohet se “çështjet në rendin e ditës të takimit joformal janë, ndër të tjera, lufta në Ukrainë, prania e Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe situata politike në Venezuela. Do të diskutohet edhe kriza në Lindjen e Mesme, në prani të koordinatorit të OKB-së për ndihmë humanitare dhe rindërtim në Gaza, me të cilin zoti Gerapetritis do të ketë edhe një takim personal”.

Lidhur me praninë e Fidanit në takimin joformal në Bruksel, burime diplomatike turke thonë se “ftesa tregon se Bashkimi Evropian e kupton nevojën për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë”.

Të njëjtat burime shtojnë se zoti Fidan synon t’u shpjegojë homologëve evropianë rëndësinë e bashkëpunimit Turqi-BE. kundër kërcënimeve rajonale dhe globale. Ai gjithashtu do t’u përcjellë bashkëbiseduesve pritshmërinë për shtrëngim të marrëdhënieve dhe për përcaktimin e hapave konkretë.

Një çështje kyçe në të cilën Turqia kërkon përparim është përditësimi i Unionit Doganor, sipas nevojave të kohës. Gjithashtu, çështja e zgjidhjes së çështjeve të vizave për shtetasit turq do të ngrihet me ministrat e jashtëm evropianë, pasi – sipas palës turke – kjo do të ndihmojë në ruajtjen dhe forcimin e lidhjeve tregtare, kulturore, akademike dhe humanitare mes BE-së. dhe Turqisë. Z. Fidan “do të shpjegojë edhe një herë qëndrimin e qartë të Turqisë për Qipron në anën e BE,” shtojnë burimet diplomatike të fqinjit.

Gjithashtu dy homologët- greko-turk gjatë pranisë së tyre në Bruksel do të zhvillojnë takime edhe me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Josep Borel, Komisionerin e BE-së. për Zgjerimin Oliver Varelli, si dhe me disa homologë të tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Neutralitet, mosanëtarësim në NATO dhe heqjen e sanksioneve! Reuters zbulon kushtet e Putin për t’i dhënë fund luftës

Reuters zbulon kushtet e Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë…

13 hours ago

Napoli, mbrojtja më e mirë e Europës

Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja…

14 hours ago

BE miraton Veprimin e Sigurisë për Evropën, 150 mld euro për mbrojtjen. Ndihmë edhe për Ukrainën

Këshilli i Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka miratuar legjislacionin që krijon instrumentin…

14 hours ago

BE thirrje Kosovës: Krijoni institucionet dhe zbatoni Asociacionin. Do vetizoloheni nëse s’dëgjoni miqtë!

Bashkimi Evropian ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë,…

14 hours ago

Zelensky në Berlin: SHBA t’i vendosë sanksione Moskës, Merz: Do ndihmojmë Kievin me raketa

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka premtuar Volodymyr Zelenskyt se Berlini do…

15 hours ago

Conference League në RTSH/ Mediet polake akuzojnë tifozët anglezë si “banditë” pas sherreve masive me tifozët e Real Betis

Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët…

15 hours ago