Marquez: Titulli që më kushtoi shtrenjtë
Marc Marquez dhe rilindja e tij si kampion bote. Spanjolli me performancën e tij fitoi titullin kampion bote në 2025 me Dukatin. Por ndikoi edhe në titullin kampion bote për ndërtues të skuadrës italiane. Tani ndodhet në një pikë kur duhet të vendosë, të rinovojë apo jo sërish kontratën me Dukatin. Markez është një polit fitues dhe nëse do ta shikojë veten se mund të fitojë sërish titullin kampion bote atëherë do të vazhdojë në Moto Gp.
Viti 2025 ishte një vit historik për Ducatin, 17 fitore garash, 19 fitore në Sprint, 44 podiume, 6 pilotë të ndryshëm në podium. Plotësisht i monopolizuar me të tre titujt e fituar, për pilotë, prodhues dhe ndërtues motorësh të MotoGP. Marc Marquez, kampioni i botës me Dukatin për 2025, ka rinisur të ngasë sërish motorin pas dëmtimit që i kushtoi një tjetër ndërhyrje kirurgjikale.
Ai shpreson të rikthehet sërish në formë për të rifituar titullin. Markez shpjegon arsyet e rikthimi në MotoGP në nivelin më të lartë, pavaërisht dëmtimeve dhe moshës së tij: “Janë dy arsye. E para ishte Çmim i i Madh i Japonisë në 2023. Javën pasuese mora vendimin të largohesha nga Honda, ekipi që më kishte dhënë gjithçka, për t’u bashkuar me Gresinin. E dyta, pas operacionit të katërt në shpatull, kur gjithçka ishte në rregull, shkova në Amerikë për ta thyer dhe për ta drejtuar. Ky ishte një vendim i vështirë, sepse krahun mund ta përdorja lirisht për një jetë normale, por jo për të ngarë një motoçikletë. Kështu që e mora atë rrezik. Pastaj, nga Gresini, kalova te Dukati. Pra këto ishin dy pikat kryesore”.
Por cila ishte receta e rikthimit te titulli kampion bote. Marquez përgjigjet: “Ne jemi një ekip. Unë vërtet jam ai që ngas motoçikletën dhe kalon vijën e finishit, por pas saj janë shumë njerëz, në kompaninë në Bolonjë, të cilët ndihmojnë në arritjen e suksesit. Dhe unë te Ducati e kuptova që madhështia krijohet nga qenia njerëzore, njerëzit dhe detajet më të vogla”.
Synimet e mark markez dhe dukatit për 2026: “Kemi një vit të rëndësishëm përpara, 2026, por padyshim gjithçka është e hapur edhe për 2027 dhe 2028. Dëshira ime është të qëndroj te Ducati nga 1-10 është 8, pasi duhet të kuptoj se çfarë të bëj. Siç kam bërë gjithmonë në karrierën time të garave, nëse jam i lumtur dhe i shpejtë në një vend, përparësia është të qëndroj atje”.
