Marquez nga një planet tjetër, dopieta e shtatë!
Marc Marquez fitoi Çmimin e Madh të Gjermanisë, duke siguruar dopietën e tij të shtatë Sprint-GP të sezonit dhe duke çimentuar pozicionin e tij në krye të Kampionatit Botëror MotoGP, ku ai ka qenë prej kohësh mbreti i padiskutueshëm.
Spanjolli, duke garuar për Ducati-n, dominoi garën e Sachsenring nga fillimi deri në fund, duke kaluar vijën e finishit i vetëm.
Pas tij ishin Alex Marquez dhe Francesco Bagnaia, të cilët përfituan nga rrëzimet dramatike së pari të Di Giannantonio-s dhe më pas të Bezzecchi-t për t’u rikthyer në podium.
Një ritëm i pabesueshëm nga ana e Marc, i cili nëse vazhdon mund ta kurorëzojë kampion që në raundet e para aziatike në fillim të vjeshtës. Të dielën në Gjermani, MM93 ishte thjesht perfekt, madje edhe më shumë sesa ishte në Sprint-in e së shtunës. Tani për tani, nuk është askush si ai, e lëre më në pistën e tij të preferuar.

