Marquez bën “dopietë”, triumf ndaj Vinales dhe Bagnaia

Marc Marquez bën “dopietë” në Katar duke fituar edhe GP të së dielës në raundin e katërt të sezonit MotoGP. Pas suksesit në Sprint të shtunën, ai fitoi edhe garën në fund të një dueli të gjatë me Maverick Vinales, i cili me KTM, ishte surpriza e së dielës.
Pas dy spanjollëve u ngjit në podium Francesco Bagnaia. Gara e Jorge Martinit, i kthyer pas një dëmtimi në dorë, zgjati 15 xhiro para një përplasje, i cili u detyrua të ndalonte nga qendra mjekësore pasi braktisi garën.
Me “dopietën” në Losail, Marquez rikthehet në krye të renditjes së kampionatit botëror, duke u shkëputur me 18 pikë nga vëllai i tij, Alex (i cili e përfundoi garën në vendin e shtatë) dhe me 30 nga shoku i tij i skuadrës, Bagnaia.