Mark Markez, zyrtarisht tek Dukati

Skuadra “Dukati Gresini” ka zyrtarizuar marrëveshjen me Mark Markez për sezonin 2024 në Moto GP. Spanjolli, tetë herë kampion i Botës, kishte njoftuar në të njëjtën kohë ndarjen me Hondën duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Do të jetë piloti kryesor i skuadrës Gresini në Kampionatin Botëror në kategorinë Moto GP dhe në krah do të ketë të vëllain, Aleksin.

“Jam entuziast dhe në të njëjtën kohë i emocionuar për këtë sfidë të re. Nuk ka qenë një vendim i lehtë pasi do të jetë një ndryshim i madh në të gjitha aspektet. Ndonjëherë në jetë nevojitet të largohesh nga zona e rehatisë dhe të vihesh në provë për të vazhduar të rritesh”. ka qenë komenti i parë i centaurit spanjoll”.

“Për sa i përket ndryshimit të motorit, di që do të duhet të përshtasë shumë gjëra në stilin tim të drejtimit dhe nuk do të jetë e lehtë. Por jam i bindur që e gjithë skuadra Gresini do të më ndihmojë shumë. Jam gati që tani të njohë skuadrën dhe të fillojë të punojë me të gjithë ata”.

Kështu Mark Markez ka përshëndetur hapin e parë të aventurës së tij të re, që do të nisë më 2024-ën në selinë e Dukatit të skuadrës Gresini, pas 11 vitesh me Hondën, me të cilën ka fituar gjashtë tituj Kampion Bote në Moto GP.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Zëvendës presidenti i FIFA-s thirrje Anglisë: Hidhni kandidaturën për Botërorin e 2038-ës!

Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…

17 hours ago

Metodologjitë e kërkimit në doktoraturë / Ligjëratë akademike në UNISHK nga profesori belg Jean-Michel De Waele

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…

19 hours ago

Hyrja e Shkodrës / Vijon pandërprerë puna për ndërtimin e korsive të reja

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…

19 hours ago

Nostalgjia e  emigrantëve / Oboti, peng i  Zef dhe Simon Çukajt

Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…

19 hours ago

Shkreli: I gatshëm të bashkëpunoj / Kryebashkiaku i Vau të Dejës flet gjatë inspektimit të punës tek kanalet vaditëse

Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…

19 hours ago

Dita Ndërkombëtare e Familjes / Festë e veçantë në shkollën “Pashko Vasa” me nxënës, mësues dhe prindër

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…

19 hours ago