Lajme

Marcelo tërhiqet nga futbolli i luajtur: Historia ime mbyllet këtu

Nga Fluminense… te Fluminense. Nuk do të ketë asnjë skuadër tjetër për Marcelon: mbrojtësi i krahut ka vendosur të tërhiqet nga futbolli profesionist pas 20 vitesh.

Pasi u bë një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij mbi të gjitha falë triumfeve të tij me fanellën e Real Madridit (me të cilën fitoi 5 Liga të Kampionëve dhe një mori titujsh të tjerë), ish-lojtari i kombëtares braziliane përfundoi rrugëtimin e tij aty ku filloi në vitin 2005.

“Dashuria ime për futbollin vjen nga gjyshi im. Ai donte që unë të bëhesha futbollist profesionist dhe unë bëra gjithçka që munda për ta bërë këtë. Kur isha 18 vjeç, Real Madridi më trokiti në derë dhe u zhvendosa: Mund të them që jam një madrilen i vërtetë. 16 sezone, 25 tituj, 5 Champions League, një nga kapitenët dhe shumë netë magjike në Bernabeu, sa çmenduri. Real Madridi është një klub ndryshe”, thotë ai në videon e publikuar në rrjetet sociale në të cilën përshëndet të gjithë.

Në sekondat e fundit të videos së tij të lamtumirës, ​​Marcelo donte t’ia kalonte stafetën djalit të tij Enzo Alves, i cili vetëm në moshën 15-vjeçare është një lojtar premtues për Real Madridin.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kampionët kuqeblu në “Studio Sport” – Futbolli i vajzave, futsala dhe turneu botëror i futbollit IPA, në fokus

Emisioni “Studio Sport”, që transmetohet si zakonisht çdo të mërkurë, ora 20:30, këtë radhë ka…

3 minutes ago

Osteoporoza, sëmundja e heshtur e kockave – Parandalohet me kontroll dhe kujdes të përditshëm

Osteoporoza është një nga sëmundjet më të heshtura, por më të rrezikshme që prek kockat.…

24 minutes ago

“Kërkoj vrasës për nënën” – Premiera e dramës vjen në Teatrin Migjeni, më 25 dhe 26 maj

Teatri “Migjeni” në Shkodër sjell për publikun premierën e veprës dramatike “Kërkoj vrasës për nënën”,…

31 minutes ago

Ruajtja e trashëgimisë  në zonat rurale – Promovohet në UNISHK botimi i katër studiuesve Italian për zhvillimin rural

Në ambientet e Universitetit të Shkodrës është promovuar sot botimi me titull “Përforcimi i trashëgimisë…

34 minutes ago

UEFA Nations League për vajza/ Shqipëria nis grumbullimin, trajneri Grima publikon listën

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations…

42 minutes ago

Europa League në RTSH/ UEFA kërkon ndjesë për mungesën e medaljeve për fituesit

Finalja e Ligës së Europës mes Totenhemit dhe Junajtidit nuk ka dhuruar episode të veçanta…

49 minutes ago