Manja: Do thellojmë reformat në drejtësi, të përmbushim pritshmëritë e BE-së

Manja theksoi se ky takim

Në tryezën e përbashkët mbi strategjinë e sistemit të drejtësisë për vitin 2024-2030, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja theksoi se ky takim vjen në një moment kulmor për Shqipërinë e cila po hap kapitujt me BE-në dhe thellimi i reformave në drejtësi është kyç për procesin e integrimit.

Ky takim vjen në një moment kulmor të Shqipërisë më 15 tetor 2024, dhe punën tonë të përbashkët në përmbushjen e piketave të ndërmjetme të cilat hapin rrugën për avancime të mëtejshme me të gjithë kapitujt e tjerë. Dhe presim që vjeshta të na gjejë me të tjerë kapituj të hapur. Nga kjo strategji ndërsektoriale përfaqëson një angazhim të qartë për të ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur, efikas dhe të besueshëm në përputhje me standardet dhe angazhimet tona me Bashkimin Evropian”, u shpreh Ulsi Manja.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë ka sfida të atilla duke nisur që nga vonesat e ‘sinjalizimeve dhe vlerësimeve ndaj magjistratëve si dhe përmbushja e e objektivave të ndërmjetëm të përcaktuar në procesin e integrimit evropian kërkon përpjekje të shtuara dhe koordinim më të ngushtë ndërsintitucional në adresimin e masave të parashikuara në strategjinë ndërsektoriale të drejtësisë”

Në këtë mënyrë, sipas Manjës, Shqipëria ka konfirmuar vullnetin e saj për të thelluar reformat në drejtësi dhe për të përmbushur pritshmëritë e Bashkimit Evropian.

“Në këtë kontekst është thelbësore të theksojmë se avancimi i procesit të integrimit nën drejtimin dhe koordinimin e Ministrisë së Drejtësisë ka konfirmuar vullnetin e Shqipërisë për të thelluar reformat në drejtësi dhe për të përmbushur pritshmëritë e Bashkimit Evropian. Përmbushja e piketave të ndërmjetme është gurthemeli për avancimin e mëtejshëm të negociatave të anëtarësimit për të gjithë kapitujt e tjerë”, theksoi Manja.