Malësia e Madhe, 40% më shumë raste zjarri / Hasa: Pjesa më e madhe nga pakujdesia e banorëve

zjarrefikesat malesi

Ky është një ndër momentet e ditës ku pas lajmërimit në sallë, efektivët zjarrëfikës të malësisë së madhe nisen ne drejtim të zonës ku ka rënë zjarr, këtë herë lajmërimi erdhi për në Shkrel.

Rritja e temperaturave të menjëhershme gjatë muajit qershor ka sjellë shtim të rasteve të zjarrit  me 30-40% në zonën e Malësisë së Madhe.

Sipas shefit të Repartit Zjarrëfikës rastet më të shumta kanë ardhur nga pakujdesia e banorëve që tentojnë te djegin ferra dhe shkurre.

Hasa tregon se dëme ka pasur në dy banesa.

Pjesa më e madhe e zjarreve, sipas efektivëve, janë të qëllimshme, megjithatë mungojnë rastet e vënies përpara përgjegjësisë.

Vatra zjarri, ditët e fundit, ka pasur edhe në zonën e Vaut të Dejës, kryesisht në Hajmel dhe Bushat, por, sipas efektivëve, atje janë vënë nën kontroll. Aktualisht në qarkun Shkodër nuk ka vatra aktive.