Malësi e Madhe – Kapet 35-vjeçari për kultivim të 719 bimëve narkotike
Specialistët për Hetimin e Krimeve nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar dhe ndaluar A. H., 35 vjeç, banues në fshatin Aliaj, i cili ishte në kërkim që prej kohës kur Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.
Shtetasi dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e 719 bimëve të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u gjetën dhe asgjësuan nga policia më datë 06.09.2025 në fshatin Jeran.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
