M.Madhe, përmirësohet situata / Broja: Po ndërhyjmë në disa zona që ishin problematike

perm malesi broja

Bashkia Malësi e Madhe dhe emergjencat civile kanë nisur punën për masat paraprake në zonë.

Puna u përqendrua në zhbllokimin e turbinave që sollën bllokime në qytetin e Koplikut.

Pas qytetit, emergjencat u përqendruan në disa zona, ku përmbytjet sollën vështirësi në rrugë.

 Administratori i Njësisë Kastrat, Santiljan Curri, tha se hapja e kolektorëve ishte emergjente.

Situata këtë të mërkurë paraqitet më e qetë në bashkinë Malësi e Madhe, në fshatin Kamicë, Përroi i Thatë është tërhequr nga rruga.