Lutje për Papa Françeskun – Besimtarët katolikë morën pjesë në meshën e mbajtur në Katedralen “Shën Shtjefni”

Në këtë ditë besimtarët katolikë të Shkodrës kanë një lutje më shumë.
Meshën e kësaj të diele në Katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës e mbajti Dom Vlash Palaj. Ajo nisi me mesazhin e lutjes për Papa Françeskun.
Një natë më herët ishte KISH, përmes Presidentit të saj, Imzot Gjergj Meta, në deklaratën për shtyp, që ftoi besimtarët të jenë pjesë e meshës me njet të veçantë.