Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, ka dhënë një mesazh duke nënvizuar se ato nuk do të jenë kurrë vetëm, “sepse drita do ta mundë errësirën, e mira do ta mposhtë të keqen”.
“Sot, në 14 prill, në Ditën Përkujtimore të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, mendimet tona shkojnë te 20 mijë gratë a vajzat, viktima të këtyre akteve çnjerëzore. Por edhe te fëmijët, djemtë e burrat që e kanë vuajtur këtë dhunë po me kaq dhimbje, por në heshtje shurdhuese nga stigma e turpërimit dhe mospranimit shoqëror”, shkruan Spiropali në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale.
Sipas saj, pasojat e luftërave dhe konflikteve nuk janë vetëm politike, ushtarake, shtetërore apo etnike, pasi mizoritë e tyre lenë pasoja e trauma për popullsinë civile, fëmijë, gra dhe qytetarë të pafajshëm, sepse zgjojnë instinkte dhe inkurajojnë veprime barbare, mes tyre edhe dhunën seksuale.
“Kam sot një mesazh për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë dhe zërat e guximshëm që janë bërë edhe zë i atyre që nuk munden: Ju nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm, sepse drita do ta mundë errësirën, e mira do ta mposhtë të keqen, e vërteta do të triumfojë mbi heshtjen, drejtësia do të sundojë mbi padrejtësitë, paqja do të largojë tmerret e luftës dhe liria do të fitojë mbi tiraninë”, mbyll postimin Spiropali.
Napoli luan nesër në transfertë kundër Leçes një sfidë që mund të rezultojë vendimtare në…
Konklava e vitit 2025 po afron dhe bashkë me të vëmendja e botës katolike është…
Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku…
Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) dëshiron të informojë publikun që sot po qarkullojnë online një seri…
Nga fshati Rrenc i njësisë Administrative Gur i zi, kandidati i PD-së, Ted Kopliku, kërkoi…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti në zyrën e tij znj. Alijahaj, për t’u…
This website uses cookies.