Lufta me Rusinë/ BE zgjat të drejtën e refugjatëve ukrainas për të qëndruar deri në 2025

REFUGIE UKRAINAS

REFUGIE UKRAINAS

Bashkimi Evropian ka zgjatur të drejtën e refugjatëve nga Ukraina për të qëndruar në vendet e bllokut  deri në mars të vitit 2025, teksa lufta e Rusisë kundër vendit të tyre po vijon.

Bashkimi Evropian nxori direktivën e përkohshme për mbrojtjen e emigrantëve pas pushtimit të Moskës në shkurt 2022 duke bërë që miliona njerëz të arratisen nga Ukraina.

BE do të mbështesë popullin ukrainas për aq kohë sa duhet”, tha ministri i Brendshëm spanjoll Fernando Grande-Marlaska, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.

Zgjatja e statusit të mbrojtjes ofron siguri për më shumë se katër milionë refugjatë që kanë gjetur një strehë të sigurt në BE,” u shpreh ai ditën e sotme, transmeton Al Jazeera. 

Kjo direktivë u jep ukrainasve akses në Bashkimin Evropian në tregun e punës, kujdesin mjekësor dhe arsimin.