Demokratët dhe aleatët e tyre depozituan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e dakordësuar të kandidatëve për deputetë. Aleatët do të kenë në listat e sigurta 8 kandidatë.
Në listën e Tiranës janë Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë, Fatmir Mediu nga Partia Republikane dhe Mesila Doda nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ndërsa Shpëtim Idrizi dhe Ilir Meta zgjodhën të jenë pjesë e garës në kryeqytet, por në listë të hapur.
Tirana kryesohet në listë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe vijon me sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka.
Kjo listë rikthen në Kuvend ish-nënkryetaren e demokratëve dhe kryetaren e Kuvendit për dy legjislatura, Jozefina Topallin.
Në zonë të sigurt u vendos në Tiranë edhe Klevis Balliu si më i votëbesuari i procesit të primareve.
Në listat e hapura mbetën Ilir Alimehmeti, Ilda Zhulali, Edit Harxhi, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, të cilët gjithashtu u votëbesuan nga anëtarësia në primare.
Lista solli pakënaqësi nga ata që donin të ishin në zona të sigurta.
Dashnor Sula vendosi pak para mesnatës të bëhet pjesë e zgjedhjeve të 11 majit me lëvizjen e Adriatik Lapajt.
Të pakënaqur pati edhe nga ish-drejtues degësh, të cilët dhanë dorëheqjen për t’u bërë pjesë e procesit të primareve, si Hysen Kadiu i Kavajës apo Ilir Krosi i Dibrës.
Lista rikthen në Kuvend, për shkak të përcaktimit të zonave të sigurta, edhe Igli Carën në qarkun e Durrësit, si dhe Gent Strazimirin.
Vangjel Dule i PBDNJ-së u vendos në zonë të sigurt në Vlorë dhe kandidati i Agron Dukës, Artan Luku, në Durrës.
Emrat e propozuar nga Partia Demokratike
PD në Qarkun Tiranë:
PD në Qarkun Durrës:
PD në Qarkun Fier:
PD në Qarkun Korçë:
PD në Qarkun Elbasan:
PD në Qarkun Vlorë:
PD në Qarkun Dibër:
PD në Qarkun Kukës:
PD në Qarkun Berat:
PD në Qarkun Lezhë:
PD në Qarkun Shkodër:
PD në Qarkun Gjirokastër:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…
Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…
Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…
Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…
This website uses cookies.