Lirimi i hapësirave publike / Rrustemi: Akt konstatimi edhe në zonat periferike

rustemi 3

Aksioni  për lirimin e hapësirave publike në Shkodër vijon me intensitet në akset kryesore të qytetit.

Drejtori i Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, tregon se krahas lirimit të hapësirave po bëhen edhe akt konstatimi në zonat periferike.

Pjesa më e madhe e bizneseve janë treguar bashkëpunues duke i çmontuar vullnetarisht, ndërkohë që në rreth 5 raste është dashur ndërhyrja e policisë bashkiake për shembjen e tyre.

Policia Bashkiake ka vendosur penalitete ndaj subjekteve që nuk kanë respektuar afatin 5-ditor të njoftimit, të dhënë më parë nga inspektorët në terren për largimin vullnetar të objekteve.

Aksioni do të vijojë gjatë gjithë javës sipas një plani të përcaktuar nga Policia Bashkiake