Lirimi i hapësirave publike / Beci në FB, Shkodra merr frymë lirisht

lirim hap pub

Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike.

Ky është rezultati i 5 ditëve punë nga strukturat e Bashkisë Shkodër dhe bashkëpunimit me bizneset, të cilat kanë kuptuar rëndësinë e këtij aksioni që do të vijojë.- Kështu e ka komentuar në rrjetet sociale aksionin kryebashkiaku, Benet Beci, i cili pasqyron edhe pamjet e transformimit.

Bashkia e Shkodrës bën me dije se lirimi i hapësirave publike do të vijojë edhe në javën e arshshme në çdo aks të qytetit.

Më pas, vëmendja do të jetë edhe në zonat periferike, ku në javën e shkuar janë kryer akt konstatimi për çdo subjekt që zapton hapësirat publike.

Këto të fundit do të rikthehen për t’u shfrytëzuar nga qytetarët përmes ndërhyrjeve të vazhdueshme.