Lajme

Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna të mbrohen nga UNESCO, projekt i organizatave mjedisore në Shqipëri, Mal të Zi

Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna synohet të jenë pjesë listës së trashëgimisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESCO  si “Zonë rezervë biosferë”. Ky është një projekt që ka angazhuar organizatat mjedisore dhe aktorë vendorë nga Shqipëria dhe Mali i Zi, me qëllim ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të këtyre ekosistemeve të rëndësishme ndërkufitare. Sipas Aurora Piroviq, drejtuese e një prej organizatave mjedisore të Shkodrës e përfshirë në këtë proces, aktualisht po punohet për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimin në UNESCO.

Është një projekt që ka startuar vite më parë, mes organizatave EIDEN në Tiranë dhe organizatës ENPRO në Malin e Zi përfshirë dhe organizata të tjera lokale si dhe institucione të tjera të dy shteteve. Po punohet për përgatitjen e dosjes për shpalljen e Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna zonë rezervë biosferë në UNESCO”, u shpreh Aurora Piroviq, Biologe, aktiviste mjedisore.

Përveçse një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar, ky projekt synon të sjellë ndikim pozitiv për komunitetet vendase duke krijuar mundësi të reja për zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me Programin e UNESCO-s për Njeriun dhe Biosferën. Nëse shpallet zonë e mbrojtur nga UNESCO, Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna do të përfitojnë nga standarde më të larta menaxhimi dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Vengu: Partneriteti me SHBA, forcon kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale e globale

Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…

3 hours ago

Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar…

4 hours ago

Rikthehet energjia elektrike pas ndërprerjeve masive në Spanjë dhe Portugali

Pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë, rikthimi i energjisë ka…

4 hours ago

65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike

Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve të tij, duke shënuar një gur…

4 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 29 prill 2025

Dashi Financiarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron…

4 hours ago

Parashikimi i motit, e martë, 29 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet…

4 hours ago