Liqeni i Fierzës vijon të ndotet me mbeturina, pavarësisht ndërhyrjeve

liqeni i fierzes ndotja

Liqeni i Fierzës vazhdon të jetë një basen grumbullues për mbetjet urbane të verilindjes së vendit.

Kjo situatë përsëritet prej vitesh, më zakonisht gjatë periudhës pranverë–vjeshtë, por edhe në dimër, me mbeturina të shumta në sipërfaqen e liqenit dhe në vijën liqendore.

Një vit më parë në grykëderdhjen e lumit Sheja u vendos një pritë për minimizimin dhe frenimin e ndotjes në liqenin e Fierzës, por pa mundur të zgjidhë problemin madhor të kësaj ndotjeje, burimet e së cilës vijnë pikërisht nga dy lumenjtë kryesorë: Drini i Zi dhe Drini i Bardhë.

Pavarësisht projekteve, ndotja e liqenit është kthyer në një problematikë shqetësuese çdo herë që ka rënie apo ngritje të nivelit të ujit.

Visar Mataj, aktivist në Qendrën për Progres Rinor, thotë se aksionet e pastrimit që ndërmarrin nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e këtij problemi.

Duhet një plan më i mirëfilltë në lidhje me vazhdimësinë e këtyre aksioneve, sepse ato duhen shtrirë më gjerë, duke marrë parasysh edhe institucionet vendore apo komunitetin në përgjithësi. Të krijohet një kulturë që realisht të vihet në zbatim dhe të merret në konsideratë rëndësia dhe vlera që ka pastrimi,” thotë z. Mataj.

Gjatë vitit 2024, për herë të parë u vendosën dy prita për frenimin e ndotjes, në lumin e Shejës në Bushat dhe në Përroin e Kolshit, projekte të implementuara nga Këshilli i Qarkut Kukës me financimin e Bashkimit Europian në kuadër të projekteve mjedisore “Biodrini”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.