Ligjëratë me vlerë  në xhaminë e Parrucës – Aktivitet  me temë: “Shërimi sipas Kur’anit dhe Traditës Profetike”

ligjerate me vlere

Myftinia Shkodër ka organizuar  në xhaminë e Parrucës  aktivitetin me temë: “Shërimi sipas Kur’anit dhe Traditës Profetike”,  ku i  ftuar special ishte  Shejkh Halid El-Hibshi nga Arabia Saudite.

Në fjalën e tij , Shejkh Halid El-Hibshi,  theksoi  ndikimin dhe vlerën e madhe që ka shërimi përmes ajeteve kur’anore dhe haditheve të Pejgamberit (a.s) , duke sjellë  shembuj praktik nga eksperienca e tij shumëvjeçare në fushën e rukjes, shërimit fetar.

Ky aktivitet ishte pjesë e në serie të ligjëratave edukative, që Shejkhu i nderuar po mban në vendin tonë dhe që synojnë të ndriçojnë besimtarët mbi rëndësinë e shërimit shpirtëror dhe fizik, sipas udhëzimeve islame.