Lajme

Liderët e Europës takim në Kiev, thirrje Rusisë për armëpushim pa kushte

Liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Polonisë janë pritur në Kiev nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një përpjekje të përbashkët për të nxitur një armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë. Keir Starmer, Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Donald Tusk zhvilluan bisedime me Zelensky dhe bënë homazhe për viktimat e luftës në memorialin e Sheshit të Pavarësisë.

Në një deklaratë të përbashkët pak  para mbësrritjes së tyre në Kiev, liderët evropianë u shprehën të vendosur për të “shtuar presionin mbi makinën e luftës ruse” dhe konfirmuan gatishmërinë për të mbështetur bisedimet për paqe. Ata përsëritën thirrjen për një armëpushim të plotë dhe pa kushte 30-ditor, siç ishte propozuar më herët nga presidenti amerikan Donald Trump.

Vizita e përbashkët në Kiev shihet si një përgjigje simbolike ndaj pjesëmarrjes së mbi 20 liderëve botërorë në ceremonitë e Ditës së Fitores në Moskë, mes tyre edhe presidenti kinez Xi Jinping, të cilët u pritën një ditë më parë nga presidenti rus Vladimir Putin.

Nga ana tjetër, Kremlini përmes zëdhënësit Dmitry Peskov reagoi duke deklaruar se “armëpushimi është i mundur vetëm nëse ndalet furnizimi me armë për Ukrainën” dhe se “Ukraina nuk është ende e gatshme për negociata të menjëhershme”.

Liderët evropianë thanë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në solidaritet me Ukrainën dhe të punojnë për një zgjidhje paqësore e të qëndrueshme të konfliktit.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Zgjedhjet e 11 majit, si mund të gjeni qendrën tuaj të votimit

Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…

2 hours ago

KF Shkodra U- 15 kampione e Shqipërisë / Piraniqi dhe Vajushi: Ambiciozë edhe në Superiore

përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…

2 hours ago

Shkodra në “Junior Eurovision” – Bashkia marrëveshje me RTSH: Kënga fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Eurosong

Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…

2 hours ago

181 mijë vota nga Diaspora – Për të votuar në zgjedhje, u regjistruan mbi 246 mijë bashkëkombas

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…

2 hours ago

Zgjedhje 2025 në Shkodër – Të drejtë vote 261 579 qytetarë, të regjistruar nga Diaspora 17480 vetë

Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…

2 hours ago

Tërheqja e materialeve zgjedhore – ZAZ 2 nis e para shpërndarjen e bazës materiale

Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…

2 hours ago