Licensohen 245.16 MW energji diellore

Viti 2024 ka shënuar zhvillime në drejtim të licensave të dhëna për prodhimin e energjisë nga dielli dhe kapacitetit që pritet të instalohet nga ndërtimi i parqeve.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, deri në fund të muajit tetor janë licencuar 12 kompani, teksa kapaciteti total për projektet e tyre është 245.16 MW.

Ky trend ndjek atë të 2 viteve të fundit, që është karakterizuar nga një rritje e numrit të kompanive të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga dielli.

Kjo, duke qenë se gjatë vitit 2023 u dhanë 9 licenca për një kapacitet total prej 102 MW, ndërsa gjatë vitit 2022 u licencuan 15 kompani për projekte me kapacitet të instaluar të parashikuar prej 225.143 MW.

Licencimi i tyre erdhi pas periudhës 3 vjeçare 2019-2021 kur nuk u dha asnjë licencë e re. Licencat e para për prodhimin e energjisë nga dielli u dhanë në vitin 2018, ndërsa aktualisht numërohen 48 kompani.

Dhënia e këtyre lejeve merr një rëndësi të veçantë në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, duke qenë se aktualisht vendi është i varur thuajse tërësisht nga energjia ujore.

Sipas Scan TV

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.