Librat që patën ndikim në botë

Librat që patën ndikim në botë

Sipas një studimi të përbashkët nga ekspertë të letërsisë, filozofisë dhe historisë në 35 vende të ndryshme, disa libra janë vlerësuar si veprat më me ndikim që kanë formësuar botën, jo vetëm përmes historive të tyre të jashtëzakonshme, por edhe për mesazhet që ato përçojnë, këta libra kanë ndikuar në zhvillimin e qytetërimit njerëzor.

“Candide”, Voltaire (1759) – Romani satirik konsiderohet përgjithësisht vepra më e madhe e filozofit francez të Iluminizmit. Ai ndjek zhgënjimin e një të riu të quajtur Candide me jetën, ndërsa ai dëshmon vuajtjet dhe vështirësitë e saj.

“Të vrasësh zogun përqeshës”, Harper Lee (1960) – I rrëfyer nga këndvështrimi i një vajze të re, Jean Louise Finch, romani i Lee-së trajton temat e tensionit racor dhe sulmit seksual. Libri fitoi çmimin Pulitzer.

lufta dhe paqja

‘Lufta dhe Paqja’, Leo Tolstoy (1865-1867) – Efekti i pushtimit francez të Rusisë tregohet në këtë vepër rreth jetës së pesë familjeve aristokratike ruse. Edhe pse nuk ka një hero kryesor apo heroinë në librin e Tolstoit, Natasha zemërgjerë, e cila bie në dashuri disa herë, spikat si një personazh qendror.

‘Krenari dhe Paragjykim’, Jane Austen (1813) – Jetët e pesë motrave Bennet përjetësohen nga Austen, e cila tregon triumfet dhe dështimet e tyre në kërkim të dashurisë me një sulm satirik ndaj rregullave të rrepta të shoqërisë gjeorgjiane. Romanca e z. Darcy në ankth dhe Elizabeth Bennet plot gjallëri ka frymëzuar histori dashurie në të gjithë botën, nga filmi i Bollywood-it “Bride and Prejudice” (2004) te “Bridget Jones’s Diary”.

krimi e ndeshkim

‘Krim dhe Ndëshkim’, Fjodor Dostojevski (1866) – Romani i Dostojevskit tregon historinë e një studenti të varfër që jeton në Shën Petersburg, i cili detyrohet të vrasë një grua të moshuar, pasi beson se kjo do t’i zgjidhë problemet e tij financiare. Historia portretizon një eksplorim psikologjik të mëkatit, fajit dhe faljes së mëkateve.

‘Zonja Bovari’, Gustav Flaubert (1856) – Romani i parë i Flaubert-it për Emma Bovary-n kapriçioze tronditi shoqërinë franceze kur u botua. Kjo vetëm sa i dha historisë më shumë publicitet pasi vitin pasardhës u bë një nga librat më të shitur.

epi gilg

‘Epi i Gilgameshit’, autor i panjohur (rreth shekujve 22-10 p.e.s.) – I shkruar rreth 1500 vjet para se Homeri të shkruante poemat e tij epike, ‘Epi i Gilgameshit’ flet pwr historitë heroike të Mbretit të Urukut. Poemat sumeriane vijnë nga Mesopotamia e lashtë dhe janë gdhendur në pllaka argjile që u zbuluan nga Hormuzd Rassam në vitin 1853.

‘Romeo dhe Zhuljeta’, William Shakespeare (1597) – Duket se tragjeditë e William Shakespeare patën më shumë ndikim sesa komeditë e tij. Historia e dënuar e të dashuruarve adoleshentë Romeo Montague dhe Juliet Capulet ka frymëzuar adaptime të shumta për ekranin dhe skenën.

“Komedia Hyjnore”, Dante Alighieri (1308-1320) – Poema narrative italiane e shekullit të 14-të tregon historinë e udhëtimit të Dantes nëpër Ferr, Purgator dhe Parajsë në jetën e përtejme. Gjatë rrugës ai takon Virgjilin, poetin e famshëm romak, dhe Beatriçen, gruan ideale të Dantes. Kjo alegori e faljes njerëzore shqyrton çështjet e dëshirës, ​​iluminizmit dhe besimit, dhe është padyshim një nga veprat më të mëdha letrare në botë.

‘Iliada’, Homeri (shekulli i 8-të p.e.s.) – “Iliada” e Homerit tregon histori nga Lufta e Trojës, përfshirë rrëfimin e famshëm të Kalit të Trojës. Ashtu si “Odiseja”, poema epike është shkruar në heksametër daktilik.

“Don Kishoti”, Miguel de Cervantes (1605-1615) – Bota do të ishte një vend shumë më i varfër pa historitë e fisnikut të çuditshëm Don Kishotit dhe shokut të tij të palëkundur Sanço Pança. Dyshja bredhin nëpër tokë duke sulmuar mullinjtë me erë, duke shpëtuar princesha imagjinare dhe duke u përfshirë në luftime të kota. Romani i Epokës së Artë Spanjolle i Cervantesit ishte një pikënisje për shumë vepra të tjera klasike të letërsisë.

njemije e njenet

‘Një mijë e një netë’, autorë të ndryshëm (shekujt VIII-XVIII) – E njohur zakonisht si ‘Netët Arabe’, kjo është një mori historish nga e gjithë Lindja e Mesme. Përrallat e “Aladdinit, Ali Babës” dhe “Sinbadit Marinarit” janë ndoshta më të famshmet në botën perëndimore.

‘Frankenshtanji’, Mary Shelley (1818) – ‘Frankenshtanji” u shkrua nga Shelley kur ajo ishte mysafire e Byron’s në Liqenin e Gjenevës në vitin 1816. U propozua që çdo mysafir të shkruante një rrëfim mbinatyror, dhe Shelley shkroi për një shkencëtar të ri që aksidentalisht i jep jetë një krijese pas një eksperimenti ekstrem shkencor që përfshinte një koleksion kockash.

Odiseja, Homeri (shekulli i 8-të p.e.s.) – Poema e famshme epike greke u shkrua nga Homeri dhe tregon historinë e udhëtimit 10-vjeçar të Odiseut për t’u kthyer në mbretërinë e tij Itaka, gruan e tij (Penelope) dhe djalin e tij (Telemachus) pas Luftës së Trojës.