Lajme

“Libra” rinis operacionin, nga e hëna emigrantët e shpëtuar në det do sillen në Shqipëri

Media italiane “Corriere della Sera” raporton se nga e hëna, anija e marinës italiane “Libra” rikthehet për të patrulluar në ujërat e Lampeduzës, ku do të marrë refugjatët e shpëtuar në Detin Mesdhe.

Pasi t’u nënshtrohen një kontrolli paraprak, emigrantët e përshtatshëm, që duhet të jenë vetëm burra, jovulnerabël dhe të vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit italian, do të dërgohen në qendrat e pritjes në Shqipëri.

Italia po provon sërish nisjen e operacionit të riatdhesimit të emigrantëve, 17 ditë pas mbërritjes së azilkërkuesve të parë në Shqipëri dhe 15 ditë pas kthimit të tyre drejt Italisë, kur me vendim gjykate ky proces u quajt i paligjshëm.

Në thelb, vendimi i Gjykatës së Romës vendosi se procedura e përshpejtuar nuk mund të zbatohet për emigrantët që vijnë nga vende të sigurta vetëm sipas Italisë dhe jo sipas legjislacionit evropian. 

Qeveria italiane më 21 tetor miratoi një dekret ligjor për të rishikuar listën e “vendeve të sigurta”.  

Ndërkohë që qendrat në Shëngjin dhe Gjadër prej dy javësh kanë mbetur pa ‘mysafirë’, ato janë populluar me gati 300 punonjës, përkthyes, pastrues, staf mjekësor dhe infermieror, oficerë policie, polici financiare dhe karabinierë,” shkruan gazeta italiane, duke shtuar se qeveria e kryeministres Xhorxha Meloni (o. Giorgia) është e vendosur të vijojë me zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë.

Një njoftim në faqen e Ministrisë italiane të Drejtësisë tregon se një kompani nga Tirana ka marrë “një kontratë pastrimi të qendrës së pritjes në Gjadër me vlerë 48 mijë euro për 6 muaj”. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Falja e gjobave, institucionet kanë 30 ditë afat për të përpiluar listat e përfituesve

Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset, të vendosura nga data 1 janar…

6 hours ago

Berisha: Kërkojmë qeveri teknike! Misioni im mbaron kur shqiptarët të votojnë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot thirrje për qeveri teknike me një…

6 hours ago

Shtim i divorceve në Shkodër – Avokati Brunga: Dhuna në familje dhe tradhëtia ndër shkaqet më kryesore

Rastet e divorceve në Shkodër kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu shprehet avokati…

6 hours ago

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin

Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane…

6 hours ago

Turizëm brigjeve të liqenit të Shkodrës – Plan konkret për zhvillimin nga Malësia e Madhe deri në Shkodër

Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin e turizmit përgjatë gjithë vijës së…

6 hours ago

“Higjiena kibernetike në shkolla” – Aktiviteti nisi me shkollën “Oso Kuka”

 Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale…

6 hours ago