Lajme

Lezhë- Tentoi të vriste një shtetas, ndërhyrja e policisë shmang tragjedinë, prangoset autori i dyshuar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar të dielës në fshatin Shënkoll të Lezhës. Ndërhyrja në kohë e policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të  konfliktit me armë, që mund të kishte pasoja edhe për jetën.

Policia sekuestroi  në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë dhe dy gëzhoja. Personi i dyshuar për këtë ngjarje është Danjel Nikolli. Ai tentoi të vriste me armë zjarri për motive të dobëta një 33 vjeçar, por ndërhyrja në kohë e policisë e vuri atë në pranga.

“Salla Operative e Drejtorisë vendore të Policisë Lezhë, mori njoftim se në fshatin Shënkoll, Lezhë,   po ndodhte një konflikt mes dy personave. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë  ku  falë reagimit në kohë  kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, shtetasin D. N., 32 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë. Ky shtetas për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T dhe më pas ka qëlluar dy herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E,T për ta vrarë. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit dhe  dy gëzhoja.”, njofton policia.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Takim me të rinjtë në kinema “Republika” – “Ta tham n’Shkodër” sjell një tjetër personazh frymëzues

Dr. Ing. Aledia Bilali ishte e ftuara e radhës në serinë e takimeve “Ta Tham…

44 seconds ago

“Armiku” i padukshëm i kyçeve – Osteoartriti, sëmundja që kërkon trajtim në kohë

Osteoartriti është një sëmundje që prek të gjithë artikulacionin e cila mund të çojë në…

23 minutes ago

Operatorët turistikë në fokusin e Bashkisë – Lumçi: Bashkëpunimi me operatorët turistikë dhe njësitë akomoduese, prioritet për sezonin veror

Bashkëpunimi me operatorët turistikë është një nga prioritetet e Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Shkodër…

25 minutes ago

Bazë armësh në Shkodër / Arrestohet 61-vjeçari, i gjenden 11 pistoleta, 2000 copë fishekë, 2 antiplumb dhe silenciator

Është zbuluar në fshatin Rrencë në Shkodër, një banesë e cila ishte kthyer në një…

29 minutes ago

Besëlidhja shpallet kampione

Besëlidhja është shpallur kampione e Shqipërise për të dytin vit radhazi teksa ka mbyllur serinë…

40 minutes ago

Manchester United, me një këmbë në finale

Manchester United është me një këmbë në finalen e Europa League, pasi ka fituar 3-0…

42 minutes ago