Lëndë plasëse dyqanit / Nga shpërthimi vetëm dëme materiale, rrethanat e ngjarjes ende të paqarta

lende plasese f kruje

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në hyrjen e një dyqani në aksin rrugor “Fushë Krujë–Derven”.

Ngjarja është shënuar rreth orës 02:15, ndërsa objektiv i sulmit ishte biznesi në pronësi të 30-vjeçarit Donald Luka i cili përdorej për përpunimin dhe shitjen e mishit.

 Nga shpërthimi, fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Donald Luka rezulton person i njohur për policinë.

Në mars të vitit 2022, ai u akuzua se së bashku me vëllain e tij dhunuan kuzhinierin, Indrit Çela, pas një konflikti për shkak të një parakalimi të gabuar.

 Po ashtu, në atë kohë, u arrestua edhe babai i tyre, Llesh Luka, pasi gjatë një kontrolli në banesën e familjes, policia zbuloi një ambient të përshtatur për kultivim kanabisi.