Categories: LajmeEkonomi

Leku vijon të forcohet, faktorët kryesorë mbeten ndërtimi dhe remitancat

Referuar të dhënave të Bankës e Shqipërisë monedha evropiane ndodhet në nivelin e 102.3 lekë. Tendenca rënëse që po shoqëron euron vërehet edhe tek të gjitha monedhat e tjera.

Për ekspertin Klodian Muçon faktorët e jashtëm apo edhe politikat e ndjekura nga institucionet bankare ndërkombëtare nuk kanë dhënë efekt në ecurinë e kursit të këmbimit në vend.

Muajt e fundit janë faktorë të tjerë që nuk dalin në aparencë. Me periudhën sot i bie që kemi më pak turistë kështu që nuk është as roli turistik këtu që po ndikon në forcimin e monedhës vendase”, tha Klodian Muçon.

Afrimi i festave të fund vitit, për Muçon do të sjellë një forcim të mëtejshëm të Lekut.

Do furnizohemi me një sasi relativisht të lartë të remitancave kështu që tendenca është që monedha jonë vendase të vazhdojë të forcohet duke arritur te rreziku që të gjithë në presim që të shkojë gati një me njëqind”, tha Muço.

Për ekspertin situata e kursit të këmbimit do të dëmtojë më tej eksportet shqiptare çka u reflektua edhe në sektorë të veçantë përgjatë tremujorit të tretë të vitit.

Muço vlerëson se duhet të ishin marrë masa nga ana e qeverisë në mënyrë që buxheti 2024 ti përgjigjej vështirësive që has biznesi si pasojë e mbivlerësimit të lekut.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-në, votat e ardhura nga diaspora në Greqi do të numërohen

Votat e ardhura nga diaspora në Greqi në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit…

1 day ago

Nga Tirana, Zelensky, Macron, Merz, Starmer dhe Tusk, telefonatë me presidentin amerikan Trump për bisedimet Rusi-Ukrainë

Nga Tirana, ku po marrin pjesë në samitit të Komunitetit Politik Evropian, presidenti ukrainas Volodymyr…

2 days ago

Eurovizion 2025,  gjysmëfinalja e dytë / Spektakli u transmetua eskluzivisht në RTSH 1, Radio Tirana 1, dhe RTSH Muzikë

Gjysmëfinalja e dytë e edicionit të 69-të Festivalit Europian të Këngës  u mbyll mes emocionesh,…

2 days ago

“Nga pasioni te profesioni”  / Broshura orientuese për gjimnazistët e “28 nëntorit”

“Nga pasioni te profesionini”  ishte tema e nje projekti qe aspirantet per shkollen e drejtoreve…

2 days ago

Familja, strehë e shpresës dhe e kujdesit –  Në Ditën Botërore të Familjes, aktivitet ndërgjegjësues për solidaritetin dhe përkujdesjen

Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale…

2 days ago