Lekë Plani në memorien e kolegëve – Data 9 janar shënon përvjetorin e lindjes së njeriut që i mungon medias

leka 9

Lekë Plani, njeriu që i mungon Shkodrës prej më shumë se 4 vitesh, do të festonte në këtë 9 janar përvjetorin e 73-të të lindjes.

Për më shumë se 25 vite punoi ne Radio Shkodra  si gazetar, kryesisht i emisioneve të kulturës, ndërsa në periudha të ndryshme ishte në detyrën e drejtuesit e të kryeredaktorit në këtë institucion.


Kolegët e vjetër si Merita Sokoli dhe Kujtim Draçini i kanë të gjalla kujtimet me Lekë Planin, gazetarin me shpirt artisti.

Gazetari i përvojës në Shkodër, Musa Kurtulaj e kujton Lekë Planin që në vitet e hershme si mësues.

Gazetari Lekë Plani u nda nga jeta në dhjetor të vitit 2020 pasi humbi betejën me COVID-19 duke lënë pas trishtim tek ata që patën fatin ta njihnin nga afër.