Lehtësimi i votimit të emigrantëve, të hënën PS–PD shqyrtojnë ligjin elektoral

Komisioni parlamentar i Ligjeve

Të hënën, Komisioni parlamentar i Ligjeve shqyrton propozimet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Burime të besueshme i thanë Radio Televizionit Shqiptar se parlamenti do të votojë propozimet për plotësimin e ligjit elektoral, që lidhet vetëm me diasporën.

Çështja e pagesës së postës, me të cilën emigrantët do të dërgojnë votat në Shqipëri, hyrja në fuqi e vendimit që mori qeveria për dokumentet shqiptare të skaduara, diskutimi i kërkesës së opozitës që lidhet me ata emigrantë pa dokumente shqiptare, por vetëm të huaja, dhe pika e fundit se kush do t’i monitorojë numërimin e votave të diasporës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve: teknicienë apo përfaqësues të partive politike.

Që të ndryshohet kdit Zgjedhor duhet 84 vota dhe kjo do të kërkonte minimumin e konsensusit mes dy partive të mëdha për të bërë të mundur përmirësimin e kushteve që sigurojnë një proces të qartë pjesëmarrjeje për emigrantët që jetojnë jashtë kufijve shtetërore.

Të hënën do të jetë prova e parë nëse deputetët do të bëjnë lëshime apo do të vënë kushte.

Partia Socialiste, sipas qasjeve të saj politike së fundmi ka njoftuar se pavarësisht zhvillimeve, të enjten e 13 shkurtit do t’i fusë në kalendar votimin e ndryshimeve të ligjit elektoral.

Kjo do të jetë prova e parë për këtë vit, kur do të shihet se cili do të mbizotërojë: vullneti për konsensus si në korrik të vitit të kaluar, kur socialist dhe demokratët bashkuan votat për ndryshimin Kodit Zgjedhor, apo ndezja e një konflikti të ri të mundshëm në gjirin e opozitës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.