Largimi i dy aktorëve nga “Migjeni”  / Bashkia Shkodër dhe aktorët reagojnë publikisht për këtë çeshtje

largimi i simonit

Bashkia Shkodër ka reaguar publikisht lidhur me largimin nga puna të aktorëve Simon Shkreli dhe Vladimir Doda, pjesë e trupës së Teatrit “Migjeni”.

 Në një deklaratë të publikuar në Facebook, theksohet se vendimi është marrë pas një analize të performancës individuale, ku rezultoi se të dy nuk kishin përmbushur objektivat.

 “Në një trupë artistike, ashtu si në çdo sektor tjetër të administratës, ka detyrime të një kontrate pune, e cila në rast moszbatimi apo mosrealizimi, vjen një moment dhe ndërpritet.

Për më tepër kur këto mosrealizime nuk janë periodike, por për tre vite, 12 muaj pa ndërprerje, me kontributin e taksapaguesve shkodranë”, thuhet në sqarimin e dhënë nga bashkia Shkodër.

Nga ana tjetër, dy aktorët në reagimin e tyre për mediat e konsiderojnë vendimin të pabazuar dhe të padrejtë.

Përplasja ka nxitur reagime në opinionin publik, teksa sezoni i ri artistik pritet të nisë në shtator.