Lara Colturi ekskluzivisht për RTSH: Mësova nga gabimi, e rëndësishme është që të dish si të reagosh

Lara Colturi ekskluzivisht për RTSH

Lara Colturi mbyll në mënyrën më të mirë këtë vit kalendarik, duke koleksionuar një tjetër podium në Kupën e Botës në Ski për femra, i katërti në këtë sezon.

Në Semmering, aty ku u zhvillua etapa e 15-të e Kupës së Botës në Ski për femra, e fundit për këtë vit kalendarik, skiatorja shqiptare ka zënë vendin e tretë në garën slalom, disiplinën e saj të preferuar.

“Jam më komode në disiplinën slalom. Edhe dje isha në formë, por të tilla gabime ndodhin. E rëndësishme është që të dish si të reagosh. Mësova nga gabimi i djeshëm, kjo është e sigurt. Nuk po mendoj për Lojërat Olimpike. Po fokusohem vetëm për garën e radhës, duke punuar fort për garën që vjen. Po mësoj shumë dhe po mundohem që të jap maksimumin”, ka thënë Lara Colturi menjëherë pas podiumit të fituar në Austri për RTSH.