Lamtumirë Edmond Mhilli! / Nderime në Teatrin “Migjeni” për regjisorin e njohur shkodran

lamtumire ed mhill

Holli i Teatrit “Migjeni” këtë fundjavë u shndërrua në një hapësirë homazhesh dhe nderimi për regjisorin e njohur Edmond Mhilli, i cili u nda nga jeta më 9 janar 2026, në moshën 79-vjeçare.

Të afërm, kolegë, miq dhe përfaqësues institucionesh kulturore u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën një prej figurave më përfaqësuese të jetës artistike në Shkodër.

Kolegët aktorë Merita Smaja dhe Agron Dizdari, të cilët vlerësuan kontributin profesional, pasionin për teatrin dhe ndikimin që Edmond Mhilli pati te breza të tërë artistësh.

Me ndarjen nga jeta të regjisorit Edmond Mhilli, Shkodra humbi një personalitet të rëndësishëm të skenës, por trashëgimia artistike dhe njerëzore e tij do të mbetet e gjallë në kujtesën kulturore të qytetit.