Lamtumira e fundit Ipeshkvit të Sapës / Besimtarët: Do ta kujtojmë gjithmonë për fjalët dhe shërbimin ndaj nesh

ipeshkvi i sapes

Në Katedralen e “Nënë Terezës” në Vaun e Dejës, aty ku shërbeu për 8 vite radhazi, Ipeshkvit të Sapës, Imzot Simon Kulli, iu dha lamtumira e fundit.

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, në fjalën e tij, vuri theksin tek bashkëpunimi dhe kontributi që Imzot Simon Kulli dha në komunitet.

Me lot në sy, besimtarë të shumtë ndoqën jashtë katedrales meshën e shenjtë, teksa ndanë kujtimet e tyre.

Trupi i tij do të prehet në kriptën e katedrales.

Imzot Simon Kulli ndërroi jetë 3 ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak. Ai do të kujtohet gjithmonë për urtësinë dhe ndihmën që u dha veçanërisht personave me aftësi të kufizuara.