Lamallari uron kreun e ri të SPAK: Ministria e Drejtësisë e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm institucional

Lamallari uron k

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, uron kreun e ri të SPAK, Klodian Braho. Përmes një deklarate, Lamallari thotë mes të tjerash se Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të ofrojë të gjithë bashkëpunimin e nevojshëm institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

Reagimi i plotë i ministrit Lamallari

I uroj suksese z. Klodian Braho në përgjegjësinë e re si drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pavarësia e prokurorëve, integriteti, maturia, profesionalizmi dhe forcimi i bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë vërtet sfida të vazhdueshme të një institucioni kaq të rëndësishëm për vendim, i cili ruan dhe rrit besimin e publikut përmes forcës së parimeve dhe standardeve.

Vlerësim gjithashtu për z. Altin Dumani për punën dhe rezultatet domethënëse gjatë drejtimit të tij.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të vijojë  bashkëpunimin institucional me SPAK në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.