Categories: LajmePolitikë

Lajcak takohet me Begajn: Vlerësoj qëndrimet e tij për rajonin, dialogun Kosovë-Serbi dhe integrimin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak (Lajcak) është takuar në Nju Jork me Presidentin Bajram Begaj. Me anë të një postimi në TWitter, Lajçak ka vlerësuar qëndrimet e kreut të shtetit për rajonin, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Jam shumë i kënaqur që takohem me Presidentin Bajram Begaj. Vlerësova qëndrimet e tij për rajonin, Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe atë që do të ndodhë në integrimin e rajonit. Mezi presim të vazhdojmë diskutimin tonë”, shkruan Lajçak.

Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Begaj ka zhvilluar një sërë takimesh me personalitet të larta, mes të cilëve me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden (Joe Biden) dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Eskobar (Escobar).

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Ka përfunduar numërimi i votave nga Greqia për 6 qarqe, vijon procesi për të tjerat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm…

2 days ago

Nga 1 qershori, hyn në fuqi marrëveshja për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar zyrtarisht…

2 days ago

Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV! Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë! Zbardhen diskutimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë…

2 days ago

Dekada pa investime – Në fshatin Kuç shqetësim infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik

Amortizimi i rrjetit elektrik në fshatin fshatin Kuç të njësisë administrative Guri i Zi në…

2 days ago

Ura  Mesit, atraksion për turistët – Të huajt vlerësojnë historinë dhe arkitekturën

Ura e Mesit, monumenti i kulturës me vlera të mëdha historike, vijon të tërheqë turistë…

2 days ago

Banda muzikore në Festivalin Ndërkombëtar / Artistët PAK nga Shkodra do të përfaqësojnë Shqipërinë në Norvegji

Shkodra do të përfaqësojë sërish Shqipërinë në një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare për…

2 days ago