lajcak
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se dialogu mes dy vendeve duhet të vazhdojë pasi sipas tij, pa normalizim të marrëdhënieve nuk do të ketë të ardhme evropiane për asnjërën palë.
Duke folur në Forumin e Sigurisë në Budva të Malit të Zi, Lajçak theksoi se situata mes Serbisë dhe Kosovës është përkeqësuar pas konfliktit në veri të Kosovës më 24 shtator dhe se kjo është “sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për këto dy vende”.
Sipas tij, ajo që ndodhi në 24 shtator në Banjskë nuk ishte një aksidentale, por një ngjarje e tmerrshme dhe e qëllimshme e cila duhet të hetohet tërësisht.
“24 shtatori nuk ishte aksident. Ishte gjë e tmerrshme që ndodhi dhe duhet të hetohet siç duhet. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte por ka një gjë që nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi kërkon një marrëveshje, që nënkupton kompromis, që mund ta arrijmë vetëm përmes dialogut”, ka theksuar Lajçak.
I pyetur se çfarë mund të ndryshohet tani e tuje, i dërguari i Bashkimit Evropian ka shpjeguar se “në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar”.
“Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”, është shprehur Lajçak.
Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran…
Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…
Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës. Ajo tregon se prej…
Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…
“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…
Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…
This website uses cookies.