“Lahuta në UNESCO, krenari shqiptare” / Foklori dhe trashëgimia kulturore në fokus të aktivitetit
Në sallën e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” në Shkodër u zhvillua koncerti me temë “Lahuta zyrtarisht në UNESCO, krenari shqiptare”, një aktivitet i dedikuar trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale shqiptare të përfshirë në UNESCO.
Emanuel Luka, ndonëse vetëm 16 vjeç vijon traditën familjare të këtij instrumenti të lashtë popullor.
Për të, përfshirja e Lahutës në Unesco mbetet një moment i rëndësishëm për vlerat shqiptare.
Muzikologu Qamil Gjyrezi u ndal tek dedikimi dhe promovimi që prej vitesh po i bën lahutës.
Koncerti, nën drejtimin e maestros Rozeta Leka, solli në vëmendje vlerat e muzikës tradicionale shqiptare dhe ndikimin e folklorit në krijimtarinë e kompozitorëve shqiptarë, si Vasil Tole, Tonin Daja e të tjerë.
