Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Mazhoranca: Nder dhe përgjegjësi. PD: Votojmë për marrëdhëniet me aleatin strategjik, SHBA
Kuvendi miratoi me 110 vota pro aderimit të vendit në Bordin e Paqes,një mekanizëm ndërkombëtar i fokusuar në promovimin e paqes globale dhe menaxhimin e krizave rajonale, përfshirë situatën në Gaza.
Ftesa për Shqipërinë erdhi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, drejtuar kryeministrit Edi Rama, për t’u bërë pjesë aktive e këtij bordi.
Mazhoranca e ka cilësuar pjesëmarrjen si një akt historik dhe nder për Shqipërinë, duke theksuar përgjegjësinë për të kontribuar në paqen globale dhe rolin e vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, opozita pranoi rëndësinë e votës për marrëdhëniet me SHBA-në, por kritikoi vendosjen e emrit të kryeministrit Rama si përfaqësues nominal të shtetit në marrëveshje.
“Ne votojmë sot për marrëdhëniet me aleatin strategjik, SHBA, por refuzojmë mënyrën se si kryeministri përdor shtetin dhe aleatin tonë strategjik për interesa personale”, tha Bardhi.
