Lajme

Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e pestë për konstituim

Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare, ndërsa Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot në përpjekjen e pestë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Ky takim pritet të mbahet para fillimit të seancës.

Sot do të tentohet për herën e pestë të konstituuohet tërësisht legjislatura e nëntë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca është parapa të nisë sot nga ora 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca kishte thënë se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe në përpjekjen e katërt të hënën, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi kohë për të arritur marrëveshje politike për emërimin e kandidatës së saj, Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit.

Kjo seancë ishte vazhdim i seancës së ndërprerë më 19 prill, dhe në rend të ditës ishte edhe zgjedhja e pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

Blerti Delija

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

10 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

11 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

12 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

12 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

12 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

12 hours ago