Kuvend, Balla: Rama nuk ishte në Davos, por do jetë në Shtëpinë e Bardhë si mik i Trump për të firmosur për Bordin e Paqes

Bal

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një fjalimi në Kuvend, akuzoi opozitën se “vuan nga sëmundja e pashërueshme e gënjeshtrës dhe e pavërtetës”. Ai u ndal tek ish-kryeministri Sali Berisha, duke deklaruar se forca politike e tij nuk ka për t’u tërhequr “sa i përket përgjegjësisë për urdhrat e 21 janarit 1991 për vrasjen e 4 shqiptarëve”.

“Opozita vuan nga sëmundja e pashërueshme e gënjeshtrës dhe e pavërtetës. Një gjë e di për Berishën: kjo forcë politike, pa e zbardhur përgjegjësinë tënde sa i përket urdhrave për vrasjen e 4 shqiptarëve më 21 janar, nuk ka për t’u tërhequr kurrë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me vrasjen e 4 dëshmorëve, por është një nga ngjarjet më të rënda të historisë së këtij vendi. Në 1997 dhe urdhër që avionët të qëllonin mbi popullin e jugut dhe më 2011 dhe urdhrin për të qëlluar mbi popullin e opozitës”, tha Balla.

Sa i përket pyetjes se pse kryeministrit Edi Rama nuk ishte në Davos për të firmosur për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Balla u shpreh se ai “do të jetë në Shtëpinë e Bardhë si mik i presidentit Donald Trump për të firmosur autorizimin që do t’i japë Parlamenti, për të qenë pjesë e Bordit të Paqes”.