Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Gjatë takimit në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kurti u ndal kryesisht te raportet me Serbinë, duke deklaruar se nuk po zbaton plotësisht Marrëveshjen Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksin e saj.
Kurti e konsideroi absurde imponimin, sipas tij, që presidenti serb Aleksandar Vuçiq bën për dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviq, por nuk dorëzon Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë të 24 shtatorit 2023.
“Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja. Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Brnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqesh nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet në njoftim.
Raportet Kosovë-Serbi dhe zhvillimet e fundit në Prishtinën zyrtare, kanë qenë gjithashtu edhe në fokus të bisedës së zhvilluar mes Presidentes Osmani dhe Sorensen.
“Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit“, shkroi Osmani në rrjetin social “Facebook”, ndërsa shprehu gatishmërinë për të vijuar punën me aleatët që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Kosovës.
Reuters zbulon kushtet e Presidentit Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë…
Napoli fitoi titullin kampion në Serie A dhe një nga repartet që spikati ishte mbrojtja…
Këshilli i Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ka miratuar legjislacionin që krijon instrumentin…
Bashkimi Evropian ka kërkuar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në Kosovë,…
Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka premtuar Volodymyr Zelenskyt se Berlini do…
Policia e qytetit të Vorklavës ka qenë e impenjuar dy ditët e fundit pasi tifozët…
This website uses cookies.