“Kur po ringjallej Kisha Katolike në Arqidioqezën e Shkodrës” / Libri i Gjon Stefës, një periudhë kyçe e historisë fetare në Shkodër
Në një libër që mbart kujtesë historike, autori Gjon Stefa sjell një periudhë të rëndësishme për ringjalljen e besimit katolik në Shkodër pas viteve të komunizmit.
Autori ndalet tek arsyet që e shtynë të përmbledhë këtë periudhë në një libër duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të ngjarjeve historike.
Në këtë kontekst Gjon Stefa përcjell edhe një mesazh për të rinjtë, duke u ndalur te rëndësia e formimit njerëzor dhe shpirtëror në një realitet të dominuar nga teknologjia dhe rrjetet sociale.
Libri i Gjon Stefës mbetet një dëshmi e shkruar e një periudhe të rëndësishme historike, ku ngjarjet, besimi dhe njerëzit që kontribuuan në ringjalljen e tij, ruhen për të mos u harruar.
Një thirrje edhe për reflektim mbi mënyrën se si ndërtojmë të ardhmen.

