Kuqeblutë e koshit munden sërish – Lezhjanët fitojnë ndeshjen e dytë të Play Off me diferencë në lojë

Me një atmosferë elektrizuese në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër u zhvillua ndeshja e dytë çerekfinale e Play Off-it në basketboll për meshkuj mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes.
Kuqeblutë e koshit nuk arritën të përballonin forcën e ekipit lezhjan, i cili dominoi lojën dhe e mbylli sfidën me rezultatin 74-92 pas katër seteve.
I vetmi moment kur shkodranët e panë veten në avantazh ishte ai i periodës së dytë kur udhëhoqën me rezultatin 33-32.
Pavarësisht mbështetjes së zjarrtë nga tribuna dhe përpjekjeve për të përmbysur rezultatin, Vllaznia nuk gjeti rrugën e duhur për të ndalur ritmin e Besëlidhjes, që u tregua më e saktë në sulm dhe më e organizuar në mbrojtje gjatë gjithë takimit.
Ky rezultat e ka çuar në dy numrin e ndeshjeve të fituara nga Besëlidhja dhe mbetet për t’u parë nëse gjithçka do të mbyllet në serinë e tretë të Play-off.