Kupa e ikonave në atletikë / Eventi në nderim të legjendës Gëzim Mema

kupa ikonave

Në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër u zhvillua një aktivitet i veçantë kushtuar legjendës së atletikës shqiptare, Gëzim Mema.

 “Kupa e Ikonave”, e organizuar nga Federata Shqiptare e Atletikës në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës dhe klubin Vllaznia, mblodhi sportistë, trajnerë dhe dashamirës të sportit të atletikës.

Eventi u konceptua si një homazh për kontributin shumëvjeçar të Gëzim Memës në sportin e atletikës, si dhe për të promovuar vlerat e këtij sporti tek brezat e rinj.

Gara të ndryshme atletike u zhvilluan në pistën e stadiumit, ku shkëlqyen sportistët më të mirë të momentit, por nuk munguan as legjendat e së kaluarës që ishin të pranishëm për të ndarë kujtime dhe emocione.

Atmosfera festive dhe pjesëmarrja ishin tregues të qartë të respektit që komuniteti sportiv ruan për figurat që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e atletikës shqiptare.