Kupa e Botës për Klube 2025/ Palmeiras sfidon Chelsea dhe kërkon revanshin e finales së humbur në 2021-in

Palmeiras sfidon Chelsea

Finalja e Kupës së Botës në 2021-in mund të jetë frymëzuese për ekipin brazilian të Palmeiras-it pasi humbi këtë trofe në aktin e fundit në 2021-in pikërisht përballë Chelsea-t.  

Në orën 03:00 të mëngjesit të ditës së shtunë në “Lincoln Financial Field” në Filadelfia skuadra e braziliane shpreson të ruajë trendin e ekipeve të tjera të vendin në fjalë, të cilat kanë mundur tre skuadra të Europës. Në pesë takimet në total ky duel është fituar vetëm dy herë nga ekipet e kontinentit tonë.

Për Palmeiras-in do të jetë një shans i artë për hakmarrje pasi londinezët pak vite me parë u prishën ëndrrën e madhe.