Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Baku, zhvilloi takime me personalitete të lartë të turizmit dhe mjedisit nën kornizën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe financave të gjelbra.
Azerbajxhani do të jetë vendi pritës i Samitit Botëror të Klimës COP29 këtë vit, nën temën “Financat e Gjelbra”. Në takimin me ministrin e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore Mukhtar Babayev, ministrja Kumbaro njoftoi se Shqipëria po punon për të prezantuar në sekretariatin e Konventës Kontributin Kombëtar të Klimës. Gjithashtu të dy ministrat dakordësuan për mundësi bashkëpunimi në modelet e turizmit të qëndrueshëm përmes zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore.
“Shumë i vyer me takimi me ministrin e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Azerbajxhan që do të presë këtë vit Samitin Botëror të Kilmës COP29 me temë “Financat e Gjelbra” e ku Shqipëria po përgatitet për prezantimin e Kontributit Kombëtar të Klimimës në sekretariatin e Konventës”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit.
Më tej, ministrja Kumbaro u takua me Fuad Naghiyev, Drejtues i Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Azerbajxhanit, ku diskutuan mundësi për të çuar përpara bashkëpunimin në fushën e turizmit që vendosëm gjatë mbledhjes së Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik mes dy vendeve tona.
3190 vizitorë nga Azerbajxhani kanë vizituar vendin tonë gjatë vitit 2023, ose 130% më shumë se viti 2022, shifra që na tregojnë potencialin në tregun azer përmes prezantimit të ofertës turistike shqiptare.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ndodhet në Azerbajxhan në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.
Mikel Arteta ka shansin të bëjë atë që Ëenger nuk mundi të bënte te Arsenali.…
PSG, pas suksesit në Ligue 1, po mendon për lavdinë në Evropë dhe për rrjedhojë…
“Ne kemi sulmues të mëdhenj dhe jemi një nga skuadrat më të rrezikshme në botë”.…
Elina Duni, duket se është e përkëdhelura e kritikës, ndaj edhe përherë e më tepër,…
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin Marta Kos ka deklaruar se Bashkimi Evropian dëshiron të ndajë proceset…
Në intervistën e saj të hollësishme me gazetën Corriere della Sera, kryeministrja italiane Giorgia Meloni…
This website uses cookies.